Cermoniali shtetëror në nder të Dritëro Agollit, Rama me zë emocionues: Dritëroi mes vdekjes e Sadijes (Foto dhe Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:30 05-02-2017

Në homazhet që po mbahen në nder të kolosit të letrave shqipe, Dritëro Agolli, po marrin pjesë personalitete të fushave të ndryshme dhe mijëra qytetarë.

Ndër ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili i emocionuar citoi disa nga vargjet e shkrimtarit të madh me zërin që i dridhej dhe tha se Dritëroi ishte mes vdekjes dhe Sajdijes dhe u largua vetëm pasi i tha të gjitha.

“Qenia e tij e largët qëndronte brenda personazhit kryesor publik. Po të mos më shtrëngonte detyra do t'i bëja bisht kësaj ceremonie. Dritëroi ishte mjeshtër i vjershërimit. Ne këtu veç flasinm e flasim për Dritëroin që i tha të gjitha. Mua më dukej gjitnjë e më shpesh sikur jetonte në një dehje sikur mbahej në njërin krah të Sadijes dhe në atë të vdekjes që i lunate syrin. “E dashur Sadije të dua si jetën time, unë edhe i vdekur do të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde, por unë do të bëj të pamundurën” citoi Rama vargjet e Dritëroit . “La gruan dhe iku dhe iku me të dytën për të mos humbur të parën” Tha Rama.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit, Ilir Meta se Shqipëria ishte e pasur me Dritëroin, sot është më e varfër.

“Dritëroi ishte dhe do të mbetet i të gjithëve. Fjalët janë të pamundura sepse Dritëroi është më shumë se poet, ishte mjeshtër i humorit dhe politikan i kasit të parë. Dritëroi është dritë, ishte dera ku mund të trokisje. Shqipëria ishte e pasur me Dritëroin , sot është më e varfër. Sot në këtë ditë kur fjalët janë të vështira të gjithë ne e shohim siç është një yll sepse ashtu do të mbetet gjithmonë Dritëroi ynë” tha Meta.

Po ashtu në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë personalitete si:

-Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit

-Edi Rama, Kryeministër

-Mirela Kumbaro, Ministër i Kulturës

-Edmond Spaho, Nënkryetar i Kuvendit

-Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë

-Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar PS

-Spartak Braho, deputet  

-Ismail Kadare, shkrimtar

-Myzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

-Xhevahir Spahiu, shkrimtar

-Limoz Dizdari, kompozitor

-Bardhyl Londo, shkrimtar  

-Ali Aliu, akademik  

-Rexhep Ismajli, akademik

-Luan Starova, akademik

-Mateo Mandala, akademik

-Ana Verushi, Kryetare e Qarkut Korçë

-Erjon Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës

- Donald Lu, ambasadori i SHBA-së në Shqipëri etj

Në këtë cermonial, miqtë, personalitetet dhe të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

 

bau4.jpgbau5.jpgbau6.jpgbau7.jpgbau8.jpgbauuu.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident tragjik në Itali, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre dy shqiptare (EMRAT)
Sensibilizohen qytetarët, brenda 24 orëve dorëzojnë 31 armë zjarri, mijëra fishekë e granata (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01230788230896
array(1) { ["section"]=> string(121) "cermoniali-shteteror-ne-nder-te-dritero-agollit-rama-me-ze-emocionues-driteroi-mes-vdekjes-e-sadijes-foto-dhe-video-67788" }