CERN nis javën tjetër eksperimentin, në gjurmët e materies së errët

Publikuar tek: bota, më 17:21 12-03-2015 CERN nis javën tjetër eksperimentin, në gjurmët e materies së errët

Makineria më e madhe në botë me një gjatësi prej 27 kilometrash, e shtrirë në nëntokën midis Zvicrës dhe Francës ka nisur përgatitjet për eksperimentin e ri në javën që vjen.

Qëllimi kryesor i shkencëtarëve është shpjegimi i materies së errët. CERN dha rezultate në eksperimentin e fundit në vitin 2013, duke hedhur dritë mbi "grimcën Higgs Boson”, grimca elementare që ka zbërthyer disa nga sekretet më të mëdha të universit.

"Higgs ishte pjesa e fundit misterit të asaj që ne e quajmë modeli standard të fizikës së grimcave, por e dimë se ky model ende nuk është i plotë", tha Dr Mike Lamont, lideri i grupit.

Materia e errët

Materia e errët momentalisht është një hipotezë. Është lloji i materies që nuk mund të shihet por prania e saj mund të verifikohet nga efektet e saj gravitacionale mbi materien që mund të shihet, rezatimin madje edhe vetë strukturën e universit.

Shkencëtarët besojnë se ky material i padukshëm përbën rreth 85% të gjithë materies së universit. Materia e rregullt, me të cilën jemi të përbërë ne, planetet, gjithë yjet dhe materialet e tjera kozmike, është vetëm 4% e masës së universit të njohur. Me fjalë të tjera, pjesa më e madhe e asaj që përbën realitetin është e panjohur. Të dhënat e nxjera nga CERN do të duhet disa muaj për tu përpunuar por ajo që shpresojnë shkencëtarët është pikërisht ndonjë informacion që hedh dritë mbi materien e errët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013307094573975
array(1) { ["section"]=> string(71) "cern-nis-javen-tjeter-eksperimentin-ne-gjurmet-e-materies-se-erret-5722" }