Çertifikohen nësër 150 udhërrëfyesit e parë turistikë për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 20:28 26-02-2017 Çertifikohen nësër 150 udhërrëfyesit e parë turistikë për Shqipërinë

Ditën e hënë 27 shkurt çertifikohen 150 udhërrëfyesit e parë turistikë për Shqipërinë. Ceremonia e Çertifikimit të Udhërrëfyesve Turistike zhvillohet nesër në Hotel Tirana.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, MIlva Ekonomi në një postim në Facebook, shkruante te dielen pasdite se, “Nesër çertifikojmë 158 udhërrëfyesit e parë turistikë të Shqipërisë, të cilët do të prezantojnë Shqipërinë për të gjithë turistët që vizitojnë vendin tonë.

Fisnik Muça, udhërrëfyes i turizmit malor, tregon se sa i rëndësishëm është për të rregullimi i tregut të turizmit dhe veçanërisht i këtij profesioni të rëndësishëm”.

Guidat fituese janë seleksionuar pas një testimi të kryer nga disa komisione mikse të ngritura nga MZHETTS. Udhërrëfyesit çertifikohen në tre kategori: Nacionalë, Lokalë dhe Guida të specialiteteve të veçanta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025892019271851
array(1) { ["section"]=> string(74) "certifikohen-neser-150-udherrefyesit-e-pare-turistike-per-shqiperine-70039" }