“Çështja çame nuk ekziston”, shpërthen Mesila Doda: Tsipras ka garancinë e Ramës

Publikuar tek: barometri, më 08:11 10-09-2018 “Çështja çame nuk ekziston”, shpërthen Mesila Doda: Tsipras ka garancinë e Ramës

I ashpër ka qenë reagimi i ish deputetes Mesila Doda pas deklaratës së kryeministrit grek Aleksis Tsipras, i cili tha se “çështja çame nuk ekziston”.

 

Doda thotë se tashmë Tsipras ka garancinë e Ramës, dhe deklaron se do të marrë detin, varret dhe të drejtat e minoritetit të tyre në këtë vend.

Reagimi i plotë:

Ekstremisti i majtë, Cipras, tashmë i garantuar nga Rama edhe si partner strategjik, sot ka deklaruar që Çështja Çame nuk ekziston, se do marrë detin, varrezat, të drejtat për të gjallët e të vdekurit e tyre në këtë vend.

Po sot, partneri strategjik i Edi Ramës deklaron se nuk njeh masakrat, dëbimet, rrëmbimet, vrasjet e vjedhjen e pronave në Çamëri, madje guxon e shkon deri aty sa thotë se do heqë emrin “Çamëri” nga tekstet shqiptare…

Rilindja si vazhdimësi e politikës së kuqe të diskriminimit dhe krimit mbi popullsinë çame po ridimensionohet bindshëm.

Bijtë e etërve që vranë popullsinë çame në Çamëri, së bashku me bijtë e etërve të kuq këtu, në Shqipëri që persekutuan për gjysëm shekulli popullsinë e martirizuar që erdhi të gjente strehë në shtetin amë, sot vendosin t’i zhdukin edhe emrin…

Por, sot duhet ta dinë mirë, e ta mësojë çdo pushtetar përgjegjës në këtë vend, që para se të zhdukni emrin, të drejtën e historinë e Çamërisë, do zhduket shumë më shpejt mbrapshtia, fara e urrejtjes dhe tradhëtisë që ata vetë mbollën e po rrisin përditë mbi kurrizin e Çamërisë martire.

Ne nuk harrojmë!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027416944503784
array(1) { ["section"]=> string(83) "ceshtja-came-nuk-ekziston-shperthen-mesila-doda-tsipras-ka-garancine-e-rames-133782" }