Është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor të CEZ ku ka dëshmuar ish-Avokatia e Shtetit, Ledina Mandia.
Mandia ka dëshmuar sot në komisionin e posaçëm për hetimin e CEZ se në vitin 2012 është zhvilluar një takim në Vjenë, ku kompania CEZ ka kërkuar 300 mln euro dhe daljen nga Shqipëria.
Sipas saj CEZ kishte theksuar se konflikti me DIA ishte çështje e tyre e brendshme dhe jo detyrim i shtetit shqiptar.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka ndërhyrë deputetja socialiste, Blerina Gjylameti e cila iu drejtua Medinës duke e pyetur nëse ka ruajtur dokumrntat lidhur me deklaratat që bën, por ish-Avokatia është përgjigjur se nuk posedon asnjë dokument dhe se sipas saj dokumentat duhet të jenë në zyrën e ministrisë së Ekopnomisë.
“Procesverbal nuk më është vënë asnjëherë në dijeni. Duhet të jetë në ministrinë e Ekonomisë. Z. Haxhinasto duhet ta ketë pasur” deklaroi në Komision ish-Avokatja e Shtetit, Mandia.
Ledina Mandia është shkarkuar nga Avokate e Shtetit në shtator të vitit 2014.