"Çështja Dako", gazetari: Ky është njeriu i parë që duhet të shkojë në burg nëse dalin të vërteta përgjimet

Publikuar tek: aktualitet, më 23:04 22-11-2017

Gazetari i njohur Mentor Kikia mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Arena”, në Oranews.

Duke folur për çështjen e përgjimeve të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ai tha se kush duhet të jetë personi i parë që duhet të shkojë në burg.

Për Kikian nëse përgjimet do të rezultojnë të vërteta, atëherë i pari që duhet të shkojë në burg është prokurori që nuk ka bërë asgjë për 6 muaj që ka pasur dosjen në tavolinë.

“Për të shkuar tek Dako, jemi duke folur mbi hipotezat. Kemi një deklaratë të PD që thotë se ka një dosje dhe ne e marrim të mirëqenë se ka xhevahire të këtij lloji. Nëse është e vërtetë që Vangjush Dako është përgjuar duke komunikuar me grupe kriminale, atëherë përsëri në burg duhet çuar i pari prokurori që ka 6 muaj që e ka mbajtur aty dhe i ka hedhur një letër Partisë Demokratike”,- tha Mentor Kikia. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019266128540039
array(1) { ["section"]=> string(110) "ceshtja-dako-gazetari-ky-eshte-njeriu-i-pare-qe-duhet-te-shkoje-ne-burg-nese-dalin-te-verteta-pergjimet-100560" }