Ish kryeministri Berisha ka marrë fletë thirrjen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij në lidhje më akuzat e deputetit të PS Tom Doshi, akuza për të cilat tashmë ka nisur edhe një hetim.
Berisha ditën e djeshme (e premte) pohoi se Prokuroria nuk e kishte ftuar atë të dëshmojë dhe pas kësaj reagoi menjëherë Prokuroria e cila tha se dëshmitë do të merreshin sipas një grafiku që përcaktonte qartësisht rradhën e personave që do të dëshmonin në lidhje me çështjen “Doshi”.
Mesa duket ky është dhe momenti për ish kryeministrin që do shkojë në Prokurinë e Krimeve të Rënda të hënën në orën 9:00.
Kujtojmë se deri tani kanë dhenë dëshmitë e tyre, kryetari i Kuvendit Meta, kryeministri Rama dhe ministri Tahiri.