Dritan Prifti është personi i radhës që do të dëshmojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen “Doshi”.
Siç mëson Newsbomb.al nga burime brenda Prokurorisë emri i Dritan Priftit është permendur në dëshminë e dhënë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Nuk dihet me saktësi se çfarë lidhje ekziston midis ish-ministrit të LSI-së dhe akuzave të Tom Doshit, por për Newsbomb është konfirmuar se Prifti do të dëshmojë ditën e nesërme në orën 09:00 në Prokurori.
Prifti është përmendur disa herë nga Meta dhe zyrtarë të tjerë të LSI-së për shkak të ortakërisë me Tom Doshin në një kompani të prodhimit të vezëve.
Kreu i Kuvendit, Meta ka dhënë dëshminë e tij në Prokurori më 6 mars, ndërsa është personi i akuzuar nga deputeti Doshi si organizues i një atentati ndaj tij.