Çështja "Doshi", Elmar Brok: E çuditshme pse Meta nuk dorëhiqet. LSI, Rama: Brok të mos bëjë prokurorin

Publikuar tek: aktualitet, më 19:11 19-03-2015 Çështja

Elmar Brok, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së ka deklaruar se në një vend demokratik, nëse do të kishte akuza për porositje vrasjesh, kreu i Kuvendit duhet të jepte dorëheqjen. Sipas tij, është e çuditshme që të mos jepet dorëheqja ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar.

“Së pari, është detyrë e autoriteteve shqiptare që të hedhin dritë mbi çështjen dhe të kryejnë hetimin. Nëse ka akuza për kreun e Kuvendit që ai ka urdhëruar dy vrasje, atëherë është Prokurori i Përgjithshëm që hap hetimin dhe në rrethana normale, në këta rast në një vend demokratik, Kryetari i Kuvendit jep dorëheqje. Nëse hetimi është në vijim e sipër nga autoritetet shtetërore, atëherë do të ishte e çuditshme të mos jepet dorëheqje”, ka thënë kryetari i komisionit të punëve të jashtme, Elmar Brok.

Pas deklaratave të Brok, ka reaguar edhe LSI, nëpërmjet Luan Ramës i cili ka thënë se Elmar Brok nuk duhet të keqpërdoret për interesat e klaneve kriminale.

Luan Rama tha se Brok të mos bëjë prokurorin por të vijë në Shqipëri nëse do të dijë të vërtetën. “Ilir Meta nuk mund ta japë dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar. Basha nuk ka pse harxhohet kot me deklarata të klonuara”, ka thënë Luan Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 1 milion përdoruesve në Shqipëri, mund tu ndërpritet interneti
Fushë-Krujë, alarm për bombë pranë një pallati »
Article Logic
Execution time: 0.017200946807861
array(1) { ["section"]=> string(101) "ceshtja-doshi-elmar-brok-e-cuditshme-pse-meta-nuk-dorehiqet-lsi-rama-brok-te-mos-beje-prokurorin-6384" }