Çështja “Doshi”, ish-ushtaraku Çinari padit në Gjykatën e Lartë Petrit Vasilin

Publikuar tek: aktualitet, më 11:54 28-04-2015 Çështja “Doshi”, ish-ushtaraku Çinari padit në Gjykatën e Lartë Petrit Vasilin

Ish ushtaraku Petrit Çinari ka paditur në Gjykatën e Lartë deputetin e LSI Petrit Vasili pas deklaratës që ka bërë Vasili më 11 mars ku ka deklaruar se gruaja e Çinarit ka marë një apartament nga Tom Doshi. Sipas Petrit Vasilit, apartamenti iu fal që Petrit Çinari të kallëzonte Ilir Metën.

Çinari ka thënë se familjarët e Ilir Metës kishin paguar për te vrarë deputetin Doshi. Ai tha se shtëpinë nuk ia ka blerë Doshi por e ka blerë vetë pasi ka biznese.

Deklarata e Petrit Vasilit ku e akuzon Çinarin se ka marë apartament dhuratë nga Tom Doshi.

“Petrit Cinari gjoja personi i dytë që pretendon Doshi se do ta vriste, është person me probleme psikike të provuara me kartelën e tij mjekësore, i trajtuar nga institucionet të shëndetësisë shqiptare. Tom Doshi deklaroi dje se nuk e njeh këtë qytetar, veçse e ka marrë vesh rastësisht dëshminë e tij në prokurori. Por sot po ju bëj publike certifikatën e gjendjes familjare të Petrit Cinarit. Ai është i martuar me Alma Nasi Cinarin lindur në Libofshë të Fierit. Personi panjohur nga Tom Doshi, pa asnjë lidhje na rezulton se gruas të tij zoti Tom Doshi i ka bërë dhuratë një apartament 80 metra katrorë. Kjo dhuratë është bërë në gusht të vitit 2014, 3 javë para se të deklaronte vrasjen apo atentatin e përgatitur se do ndodhte”, pati deklaruar Vasili.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në pranga 57-vjeçarja, thyente vazhdimisht karriget dhe tavolinat e një lokali në Tiranë
I riu nga Saranda vjedh një viç në fshat, shpallet në kërkim »
Article Logic
Execution time: 0.013334035873413
array(1) { ["section"]=> string(80) "ceshtja-doshi-ish-ushtaraku-cinari-padit-ne-gjykaten-e-larte-petrit-vasilin-9854" }