Çështja “Doshi”, Kukan: Hetim i shpejtë dhe me objektivitet

Publikuar tek: aktualitet, më 07:03 29-03-2015 Çështja “Doshi”, Kukan: Hetim i shpejtë dhe me objektivitet

Eurodeputeti Eduart Kukan ka thënë se është e rëndësishme që politika të mos ndërhyjë në hetimin e çështjes “Doshi”. Kukan tha në një intervistë për “TCH” se organet e drejtësisë duhet të kryejnë një hetim sa më të shpejtë dhe me objektivitet.

Si vlerësoni heqjen e imunitetit dhe arrestimin e dy deputetëve?

Para së gjithash, dua të them se situata në Shqipëri është shumë konfuze. Sa më shpejt të hetohet me objektivitet kjo situatë, aq më mirë është. Shprehemi gjithmonë me kolegët tanë, se gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe pa asnjë ndërhyrje. Por, kjo do të thotë gjyqësor objektiv gjithashtu, që nuk ka me të vërtetë ndërhyrje politike. Nuk dua t’i cilësoj kërkesat për arrestimet e dy anëtarëve të parlamentit, sepse është gjithnjë situatë dramatike kur parlamenti duhet të lirojë anëtarët e tij për të tilla hetime. Kam kuptuar se Prokurori i Përgjithshëm i tanishëm është emëruar gjatë qeverisjes së mëparshme, përpara qeverisë aktuale, kështu që nuk e kuptoj. Mos më kërkoni gjykime politike mbi këto kërkesa gjyqësore se nuk është mirë për ju.

A besoni se prokuroria pati ndërhyrje politike, siç pretendon opozita?

Unë besoj në supozimin e pafajësisë derisa gjithçka do dëshmohet 100 për qind. E deri atëherë, nuk është e këshillueshme që të nxjerrim të tilla përfundime.

A e shihni këtë si një hap para, apo pas, për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi?

Kur ishim në Tiranë me kolegun Flakenshtajn u bisedua shumë mbi faktin se do të ishte mirë vërtet, nëse do të ndërmerrnim disa procedura që do të parandalonin këto lloj situatash në të ardhmen. Mendoj se kishte rëndësi, u pajtua dhe u firmos nga të dyja palët dhe tani ata duhet të tregojnë se janë të gatshëm për ta bërë këtë. Dekriminalizimi, megjithëse nuk e di nëse të gjithë e kanë qejf këtë fjalë në Shqipëri, ka rëndësi që njerëzit në parlament të jenë të pastër, me të dhëna e ndërgjegje të pastër, pasi janë ata që miratojnë ligjet, të cilat drejtojnë punën e shoqërisë. Në këtë kuadër, mendoj se kjo përpjekje është e rëndësishme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ora e Tokës”/ Tirana fik dritat për 60 minuta
Vijon aksioni Polici-OSHEE, arrestohen 13 persona, shpallen në kërkim 21 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.013978004455566
array(1) { ["section"]=> string(60) "ceshtja-doshi-kukan-hetim-i-shpejte-dhe-me-objektivitet-7237" }