Çështja “Doshi”/ Mbërrin nga Gjermania “Toni”, dëshmon në Prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 09:18 11-03-2015 Çështja “Doshi”/ Mbërrin nga Gjermania “Toni”, dëshmon në Prokurori

Një nga personat kryesorë të përfshirë në akuzat e atentatit ndaj Tom Doshit, Fatjon Skënderi, pronari i lokalit “Viva”, ka mbërritur në Tiranë dhe po jep dëshminë e tij ditën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Fatjon Skëndëri ose “Toni”, është përmendur nga Tom Doshi si personi që kishte porositur atentatin në emër të Ilir Metës. Skënderi ishte larguar në Gjermani pas një atentati ndaj tij në autostradën Tiranë-Durrës.

Skënderi ka pohuar gjithashtu më parë se është thirrur dy herë nga polica për të dhënë shpjegime rreth atentatit që i është bërë atij në shtator të vitit të kaluar dhe me siguri të plotë pohoi se është i gatshëm të vijë në Tiranë.

“Po. Menjëherë jam i gatshëm të vij. Sapo të njoftohem. Unë kam detyrim ligjor të sqaroj përpara organeve të drejtësisë këto akuza. Por kam detyrim moral edhe ndaj vetes sime, të afërmve dhe familjes time”, ka thënë ai disa ditë më parë. Dalëngadalë po mbyllet rrethi i të gjithë personave që dëshmojnë per çështjen "Doshi" në Prokurori.

Toni, më herët në një intervistë ka mohuar të ketë pasur ndonjë lidhje me planin për atentatin ndaj deputetit Doshi dhe ka hedhur poshtë skenarin e tij për vrasjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doshi padit Brahon për shpifje, përzgjidhen gjyqtarët në Gjykatën e Lartë
Vrasja e 4-fishtë, Gjykata jep 35 vite burg për Kostandin Xhuvanin »
Article Logic
Execution time: 0.011294841766357
array(1) { ["section"]=> string(66) "ceshtja-doshi-mberrin-nga-gjermania-toni-deshmon-ne-prokurori-5500" }