Çështja “Doshi”/ Tahiri: Institucionet të flasin fort

Publikuar tek: aktualitet, më 21:45 06-03-2015 Çështja “Doshi”/ Tahiri: Institucionet të flasin fort Sajmir Tahiri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se institucionet duhet të flasin fort në lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi, në mënyrë që mos dëgjohet zhurma e gjithkujt tjetër.

Sipas Tahirit, kjo rrëmujë e shkaktuar do të zhduket shpejt me të vërtetën e hetimeve.

“Të flasin institucionet fort që të mos dëgjohet zhurma e gjithkujt tjetër! Qytetarët kanë të drejtë të besojnë se neveria e shkaktuar nga kjo rrëmujë, do zhduket shpejt së bashku me të vërtetën e hetimeve”, shkruan Tahiri në facebook.


Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri pas dhëniës së dëshmisë në Prokurori për akuzat e deputetit Tom Doshi se kanë dashur ta ekzekutojnë, deklaroi  se ka treguar gjithçka që ka ditur për ngjarjen. Ai tha se shpreson që kjo që ka bërë, të jetë ndihma më e madhe për prokurorët për këtë çështje.

‘’Unë erdha dhe thashë gjithçka jam vënë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe. Ia thashë prokurorëve duke shpresuar se kjo që bëj unë dhe të gjithë, është ndihma më e madhe duke iu dhënë kohë prokurorisë që të bëjë hetime të plota. Më vjen keq që publiku është ngarkuar me këtë rrëmujë, është koha që t’i lëmë institucionet të flasin.”, tha Tahiri.

Ministri Tahiri ka qëndruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më shumë se 3 orë. Në një deklaratë para dy ditësh nga ministria që ai drejton ka thënë se nuk e ka denoncuar ngjarjen në Prokurori, pasi Doshi e kishte vënë në dijeni, për faktin se i është dukur një farsë e sajuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artan Fuga: Mësues! Ndal masakrës së 7 marsit mbi ekonominë e fëmijëve
Naço, kontroll të befasishëm punonjësve, shumica në kafe »
Article Logic
Execution time: 0.014069080352783
array(1) { ["section"]=> string(54) "ceshtja-doshi-tahiri-institucionet-te-flasin-fort-5144" }