Çështja e detit, Meta pret nesër anëtarët e Komisionit të Jashtëm

Publikuar tek: politike, më 15:53 01-03-2018 Çështja e detit, Meta pret nesër anëtarët e Komisionit të Jashtëm

Komisioni i Jashtëm pranoi kërkesën e Metës për të shkuar në dëgjesë, në lidhje me marrëveshjen me Greqinë për çështjen e detit.

Takimi me anëtarët e Komisionit do të realizohet në ambientet e Presidencës, në orën 08:15 të paradites.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi konfirmoi se kreu i shtetit, Ilir Meta është i gatshëm të shkojë në parlament dhe t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me negociatat Shqipëri- Greqi.

Paraditen e djeshme deputetët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kërkuan seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës Ilir Meta në lidhje me negociatat me Greqinë.

Kërkesa u artikulua nga deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili tha se në emër të PD do të depozitojnë me shkrim këtë kërkesë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011784076690674
array(1) { ["section"]=> string(71) "ceshtja-e-detit-meta-pret-neser-anetaret-e-komisionit-te-jashtem-111890" }