'Çështja e detit në Hagë', Çani: S'ka marrëveshje! Rama është lojtar, i shkel syrin Athinës dhe i bën 'presion' Erdoganit

Publikuar tek: politike, më 20:29 20-10-2020 'Çështja e detit në Hagë', Çani: S'ka marrëveshje! Rama është lojtar, i shkel syrin Athinës dhe i bën 'presion' Erdoganit Arjan Çani

Çështja e detit dhe vizita e ministrit të Jashtëm grek Dendias ka bërë shumë bujë në Shqipëri. Kryeministri ynë tha gjatë deklaratës së përbashkët me Dendias, se do i drejtohemi gjykatës së Hagës për çështjen e detit.

Gazetari Arjan Çani ka thënë sot në "Open" se takimi në vetvete nuk prodhoi asnjë marrveshje. Ai thotë se se Rama është lojtar i zgjuar që e përdor këtë takim për të fituar kohë.

Duke qenë dhe Turqia në mes, Çani shprehet se nga njëra anë Rama i shkel syrin për të mos i prishuar qejf Athinës, dhe nga ana tjetër i bën "presion" Erdoganit për mbështje, më shumë financiare duke kujtuar investimin turk në aeroportin e Vlorës dhe fondet për Rindërtimin.

Çani: Jemi akoma në fazën deklaratash, s'është marrë asnjë vendim. Krijohet iluzioni që është marrë një vendim. Është thjesht iluzion. Ajo që unë lexoj te takimi është thjesht një strategji e Ramës për të fituar kohë. Nuk dihet nëse do shkojmë në Hagë apo jo. Nuk ndodh asgjë para 25 prillit. Nuk është marrëdhënie mes një çifti. Është marrëdhënie 3 palëshe. Turqi, Greqi, Shqipëri. Nuk shoh asnjë shenjë që Rama të jetë prishur me vëllain e tij Erdogan. Rama po luan me disa gurë, po hedh zarat në tavolinë. Pse të pishem tani me Greqinë. Me Turqinë, po priste nga Erdogani të vijë për aeroportin në Vlorë. Kjo është një shkelje syri për Erdoganin, por dhe një "presion" për Erdoganin, që shiko ça do bësh ti vëlla, se Greqia po bën presion, do hedhësh ndonjë lekë apo jo? Po e them me fjalë të thjeshta. Po të futemi më në zemër të këtyre detajeve, shohim që është një lojë. Dhe Greqisë i shkel syrin, dhe Erdoganit. Rama është nga ata njerëz që nuk kanë turp të ndryshojnë mendim, pasi është njeri që mendon se vetëm budallenjtë nuk ndryshojmë mendim. Është pragmatist.  

Gjekmarkaj: Për Greqinë është rezultat i mirë sepse mori dakortësinë e Shqipërisë për të shkuar në Hagë. Në nuk kemi asnjë plan për në Hagë. Kryeministri s'ka asnjë plan që t'i paraqesë gjykatës së Hagës. Deri tani nuk ka asnjë gjë. Sot kjo vizitë është një sukses për Greqinë. Ne jemi 8 vite me vonesë në këtë pikë. Është e pamundur që shtetet ballkanike të përcaktojnë kufijtë e tyre, historikisht fuqitë e mëdha i kanë vendosur kufijtë, dhe pas lufte. Me Maqedoninë e Veriut u zgjidh çështja e emrit sepse ishin në mes SHBA.

Kadia: Greqia mund ta mbajë peng dhe për 10 vite të tjera Shqipërinë me këtë çështje.

Abilekaj: Kushtet në kohën e Tsiprasit ishin shumë të mira që ne të nëshkruanim një marrëveshje. Ky takim filloi nga pika 0 se në të dyja vendet pati ndikim, te ne jehonë negative deklarata e kryeministrit gek për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në det. Mediat greke përpara se të vinte në Shqipëri thanë se çështja mund të shkojë në Hagë. Kjo gjë është zgjidhje e mosqeverisjes. E parashikuar në platformën  integrimit të ballkanit perëndimor. Çështjet që nuk marrin zgjidhgje bilaterale, shkojnë në Hagë. Shqipëria mund të arrijë në një marrëveshje shumë të mirë, jo të përfitojnë se kështu përfitojnë të dyja, por një marrëveshje të mirë. Dhe Greqisë i intereson sepse për momentin ka mosmarrëveshje me Turqinë. Shfrytëzimi i zonë së lirë ekonomikë është çështja, jo sa metra do marr unë dhe sa ti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i ‘kthen nderin’ ministrit Dendias, darkë private me kryediplomatin grek
Spahiu tregon 4 format ligjore për zgjidhjen e çështjes së detit: Nëse shkon në Hagë duhen 5 vite për... »
Article Logic
Execution time: 0.011754989624023
array(1) { ["section"]=> string(120) "ceshtja-e-detit-ne-hage-cani-s-ka-marreveshje-rama-eshte-lojtar-i-shkel-syrin-athines-dhe-i-ben-presion-erdoganit-224490" }