Çështja e detit në Hagë, Fuga i shqetësuar: Po nëse vendimi jepet kundër nesh...

Publikuar tek: aktualitet, më 18:22 20-10-2020 Çështja e detit në Hagë, Fuga i shqetësuar: Po nëse vendimi jepet kundër nesh... Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas lajmit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama, se Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që çështjen e detit do e drejtojnë në dyert e drejtësisë ndërkombëtare.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, pedagogu i komunikimit shprehet se qytetarët janë të shqetësuar dhe kjo për 3 arsye. Fuga shkruan se Shqipëria nuk ka asnjë qëndrim kurse Greqia e ka të qartë çfarë do.  

Një tjetër çështje e cila duhet diskutuar sipas Fugës është fakti se kush do e përfaqësojë vendin tonë në dyert e gjykatës. Shqetësuese sipas profesor Fugës është nëse vendimi jepet në disfavorin tonë, duke theksuar se jo gjithmonë vendimet e gjykatave janë të drejta. 

Reagimi i plotë:

Ne qytetarët nuk jemi fare të qetë sepse u ra dakord që Greqia dhe Shqipëria të shkojnë në instancat e drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e detit. Sepse ne shohim që ne nuk kemi asnjë pozicion paraprak politik dhe juridik që edhe peshqit, delfinët, peshkaqenët, bretkocat, yjet e detit, kandidalët e detit, mjellmat janë të shqetësuara.

Për tre arsye:

E para, sepse në një gjykatë ti shkon me një qendrim: Akuzon, mbrohesh, ankohesh, kërkon drejtësi, je dakord me palën tjetër, apo si? Ne nuk kemi asnjë qendrim, Greqia më ja lumsha e ka të qartë! Nëse je dakord me atë qendrim, atëhere pse na çon në gjykatë? Për t'u justifikuar pastaj? Asnjë justifikim nuk ka!

E dyta, kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në gjykatë ka shumë rëndësi. Shqipëria duhet të përcaktojë qendrimin e vet, ta aprovojë me referendum, ose nga Gjykata Kushtetuese, nga Kuvendi që do dali pas 25 prillit, pastaj me këtë pozicion të paraqitet në Gjykatë.

Prandaj në Kuvendin e 25 prillit mos çojmë zara, të fortë lagjesh, servila, apo pula të struktura në pendët e kryetarëve, por njerëz që të jenë figura kombëtare.

Mos çojmë individë që janë të mirë për këshilla bashkie a Komune!

E treta, gjykata nuk është vendimtare. Nëse vendimi është i drejtë dhe na shkon për shtat atëhere në rregull, por nëse vendimi është i padrejtë, ne duhet që tani të themi se mbi vullnetitn e popullit shqiptar nuk ka Gjykatë që del. Sepse ka OKB, ka Nato, ka, Parlament europian. Në çështje kufitare ka jurisprudencë ndërkombëtare, por ka edhe vullnet politik shtetror. Vendimet e padrejta shqiptarët nuk i kanë njohur kurrë, që nga Ismail Qemali dhe drejtues të tjerë të shtetit shqiptar!

Prandaj dakordësia për të shkuar në Gjykatë ndërkombêtare është një vërë në ujë, miku grek, përfaqësues i një vendi mikpritës ndaj shqiptarëve, vend i bukur në admirim, me tradita të lashta, me të cilët duhet të jemi miq, kot paska ardhur. Sepse këtë dakordësi mund ta kishin bërë me një sms ose me një mesazh në ëhatsapp.

Deklaratat telegrafike mos na bëjnë idiota!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje e rëndë në Tiranë, 30-vjeçarja pret damarët në mes të Bulevardit
Ngjarje e rëndë në Lushnjë, përplasen dy motorë, humb jetën 54-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.012804985046387
array(1) { ["section"]=> string(82) "ceshtja-e-detit-ne-hage-fuga-i-shqetesuar-po-nese-vendimi-jepet-kunder-nesh-224474" }