'Çështja e detit në Hagë', Koloneli Pashaj: Vendim i gabuar, Berisha vijon të jetë ende me mendimin se…

Publikuar tek: aktualitet, më 21:17 20-10-2020 'Çështja e detit në Hagë', Koloneli Pashaj: Vendim i gabuar, Berisha vijon të jetë ende me mendimin se… Foto-montazh

Koloneli, Myslim Pashaj mendon se vendimi i kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias për ta çuar çështjen në Gjykatën e Hagës ishte i gabuar. 

Pashaj i duket i habitshëm që edhe sot ish-kryeministri Sali Berisha mendon se marrëveshja e 2009 është pozitive, kur Rama e çon në Hagë.

"Me sa duket të gjithë Shqiptarët  e morën vesh se si ishte projektuar gjatë vizitave të Ramës në Turqi dhe Greqi. Rama e hodhi idenë se për këtë çështje t’i adresohemi Gjykatave Ndërkombëtare. Kaluan 11 vjet dhe nuk them se është shumë, Vende të tjera u është dashur 30 ose 40 vjet derisa e kanë realizuar. Nuk janë shfrytëzuar mundësitë që ky problem unikal, se ne kemi 11 vjet dhe një politikan si Berisha vijol të jetë ende me mendimin se marrëveshja e 2009 është pozitive ndërsa Rama do ia çojë gjykatës së Hagës. Ka gjëra që të habisin.Unë kam mendimin se duheshin shfrytëzuar edhe mundësi të tjera për negociata. Kam frikë se nëse shkon në Hagë shumë probleme që nuk u rrahën sa duhet do të ngelen të paralizuara. Nuk duhej çuaj në Gjykatën e Hagës të mos presim gjëra nga Gjykata e Hagës sepse do të jetë shumë e vështirë për faktin se atë çfarë kemi bërë ne që për 11 vjet rresht kanë qenë dështime të plota të institucioneve të cilat nuk qenë në gjendje të gatuajnë kërkesat për detin. Në mënyrë aq të lehtë u lëshua territori shqiptar në 2009 edhe pjesa tjetër e negociatorëve nga 2017 nuk sollën asnjë rezultat", tha Pashaj në emisionin “Repolitix”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e fortë e gazetarit: Rama do të ‘tradhtojë’ vëllanë e tij, greqishten e flet shumë mirë...
Analisti Panajot Barka flet për çështjen e detit: Greqia do pranojë çdo vendim të Hagës, Shqipëria jo »
Article Logic
Execution time: 0.011458873748779
array(1) { ["section"]=> string(104) "ceshtja-e-detit-ne-hage-koloneli-pashaj-vendim-i-gabuar-berisha-vijon-te-jete-ende-me-mendimin-se-224496" }