Ditën e sotme në Athinë do të zhvillohet një protestë për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Mediat greke raportojnë se protesta do të mbahet përpara parlamentit grek. Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin ‘Sintagagma’ në Athinë.
Protesta pritet të fillojë në orë 14:00 dhe protestuesit janë veshur me veshje kombëtare të Greqisë.
Sakaq, policia greke është në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës.
Kujtojmë se pak ditë më parë pak ditë më parë mediat greke raportuan se mes Maqedonisë dhe Greqisë është arritur akordi për çështjen e emrit.
Sipas tyre emri i ri i fqinjit lindor do të jetë “Republika e Maqedonisë së Epërme”. Për këtë çështje reagoi edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.
Ky i fundit në një intervitë për mediat maqedonase është shprehur që pas këtij akordi vendi tij mund të marrë ftesën për tu anëtarsuar në NATO.