Çeshtja e Kosovës, Rama rrëfen për gazetën serbe: E ndjej dhimbjen e Vuçiç!

Publikuar tek: rajon, më 08:43 15-08-2017 Çeshtja e Kosovës, Rama rrëfen për gazetën serbe: E ndjej dhimbjen e Vuçiç!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën beogradase “Blic”.

Ai ka folur për çështje të ndryshme, si iniciativa e Vuçiç për Kosovën dhe skenari më i mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, (pa) mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për basketbollin dhe artin.

Intervista me titull: “E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vuçiç për ta zgjidhur problemin e Kosovës” botohet nesër në gazetën Blic, e cila për lexuesit e saj sot i ka publikuar disa eposode Klan Kosova.

“Iniciativa e Aleksandar Vuçiq për ta nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai e shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale”.

Në pyetjen e gazetës se cila është zgjidhja e problemit të Kosovës, Rama përgjigjet:

“Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! Por, e di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendosi veten në këpucët e Aleksandrit. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku”.

 Idenë e Ivica Daçiç për ndarjen e Kosovës Rama e konsideron si një “propozim jokonvencional”, ashtu siç është edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, ose bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Qasjet e këtilla mund t’i diskreditojnë edhe qëllimet më të mira”.

Zhurma rreth deklaratës për “bashkimin e Shqipërisë me Kosovën” ishte një konkluzion trivial, e jo një plan, kërcënim apo dëshirë. Por, nëse mbyllet horizonti i integrimit të rajonit tonë në BE nuk është e vështirë të parashikohet rizgjimi i fantazmave nga e kaluara”.

“Raportet e tashme mes Serbisë dhe Shqipërisë janë më të mira sesa që kanë qenë ndonjëherë”.

Gazeta Blic ka pyetur Ramën edhe për kohën kur ishte basketbollist, por ai përgjigjet në mënyrë diplomatike:

“Nuk mund të jem aq kurajoz sa të them se kam qenë basketbollist derisa flas me një gazetar që vjen nga vendi i basketbollit”.

“E kam dashur basketbollin si pjesë të rinisë sime. E dua artin si pjesë të dëshirave të mia. E dua politikën si pjesë të qenies sime”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020276069641113
array(1) { ["section"]=> string(78) "ceshtja-e-kosoves-rama-rrefen-per-gazeten-serbe-e-ndjej-dhimbjen-e-vucic-89132" }