Çështja e ngrohjes globale, liderët botërorë në Samitin e Kombeve të Bashkuara, ambjentalistët protesta kundër ndryshimeve klimaterike

Publikuar tek: bota, më 18:04 20-09-2019 Çështja e ngrohjes globale, liderët botërorë në Samitin e Kombeve të Bashkuara, ambjentalistët protesta kundër ndryshimeve klimaterike Selia qendrore e Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, Samiti per ngrohjen globale

Çdo shtator të çdo viti, shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara bëjnë takimet vjetore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York për të diskutuar çështjet kritike për ngrohjen global.

Më shumë se 150 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara e cila do të zhvillohet nga datat 25 deri në 27 Shtator në selinë qëndrore të Kombeve të Bashkuara në New York për të miratuar një agjendë të re ambicioze të zhvillimit të një klime më të qëndrueshme globale, transmeton newsbomb.al.

Kjo agjendë është e rëndësishme dhe do të shërbejë si iniciativë fillestare për veprimin nga ana e bashkësisë ndërkombëtare dhe nga qeveritë kombëtare për të promovuar prosperitetin dhe mirëqenien e përbashkët globale përgjatë 15 viteve të ardhshme, transmeton newsbomb.al.

Më shumë se 100 vende aplikuan për të adresuar në Samitin e OKB-së për problematikat e ndryshimeve klimatike, por vetëm gjysma u konsideruan mjaft ambicioze për të marrë pjesë në samit ndërsa pjesa tjetër u refuzuan, transmeton newsbomb.al.

Samiti është një moment për liderët politikë që të tregojnë gatishmërinë e tyre për të paraqitur planet e tyre për mbrojtjen klimatike. Vendet po konkurrojnë për vëmendjen, me projektet që do të paraqesin për çështjen e ndryshimeve klimaterike globale, para të gjithë Samitit.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për çështjet e ndryshimit të klimës globale, Luis Alfonso de Alba, tha në një konferencë për shtyp se rreth 60 krerë shtetesh të ndryshme do të marrin pjesë në podium gjatë samitit, ku do të prezantojnë projektet e tyre përsa i përket parandalimit të ndryshimeve klimaterike, transmeton newsbomb.al

I dërguari i Kombeve të Bashkuara theksoi se se të gjitha vendet e OKB-së ishin të ftuara të marrin pjesë në këtë samit.

Një draft agjendë është formuar për ditën kulminante të Samitit, ditën e hënë, ku 36 folës pritet të paraqesin plane të zgjeruara kombëtare në fjalime tre minutëshe. Përfaqësues nga vendet e tjera do të flasin në emër të një nisme specifike, transmeton newsbomb.al.

Ndërkohë që liderët botërorë po përgatiten të takohen në Nju Jork në Samitin e OKB-së për Klimën javën e ardhshme, miliona të rinj në të gjithë botën kanë lënë shkollën ditën e sotme dhe kanë protestuar kundër ndryshimeve klimaterike.

Greva globale kundër ndryshimeve klimaterike globale nisi në ishujt e Paqësorit, ku ndodhen disa nga kombet më të kërcënuara nga rritja e nivelit të detit, dhe pasoi më pas me protesta në Australi, Japoni, Azinë Juglindore dhe në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, transmeton newsbomb.al.

Protestat po zhvillohen gjithashtu edhe në disa kryeqytete evropiane përfshirë Londrën, Parisin dhe Berlinin.

Greva e së premtes dhe protestat kundër ndryshimeve klimatike, do të vazhdojnë deri në fund të Samitit të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në datat 25-27 shtator.

Ndërkohë, pavarësisht tensionit të krijuar midis SHBA-së dhe Iranit, shteti amerikan aprovoi dhënien e vizave për presidentin e Iranit Hasan Rouhani dhe Ministrit të Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif. Të dy zyrtarët e lartë iranianë do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Samiti do të mbahet në kohën kur SHBA-ja dhe Arabia Saudite akuzojnë Iranin për bombardimin e rafinerive të naftës së Arabisë në 14 shtator. Sot presidenti amerikan Trump bëri me dije se ka bllokuar fondet për Bankën e Iranit. SHBA-ja dhe Republika e Iranit kërcënuan njëra-tjetrën me luftë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028326988220215
array(1) { ["section"]=> string(139) "ceshtja-e-ngrohjes-globale-lideret-boterore-ne-samitin-e-kombeve-te-bashkuara-ambjentalistet-protesta-kunder-ndryshimeve-klimaterike-179183" }