Çështja e Qipros, vazhdojnë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë

Publikuar tek: rajon, më 23:42 10-09-2019 Çështja e Qipros, vazhdojnë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë Anije turke ne Qipro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar sot se Turqia po vazhdon të provokojë në rastin e Qipros dhe se me këto veprime Ankaraja zyrtare po izolohet ndërkombëtarisht.

Mitsotakis e dha këtë deklaratë pas takimit me presidentin e Qipros Nicos Anastasiades, takimin e parë ndërkombëtar që kur kryeministri grek erdhi në këtë post gjatë muajit korrik.

Ndërkohë nga ana tjetër deklarata e ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu-s, i cili tha se qipriotët grekë duhej të binin dakord që qipriotët turq të kenë barazi vendimmarrëse në qeverisjen e vendit solli shumë reagime.

Nikosia zyrtare është në mosmarrëveshje me Turqinë që nga pushtimi turk, më 1974, i cili ka ndarë ishullin në dy pjesë: Qipron greke, e cila njihet ndërkombëtarisht si Qipro, dhe rajonin separatist të Qipros turke.

Qiproja turke njihet vetëm nga Turqia dhe është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare ndërkohë që tensionet janë shtuar më tepër gjatë viteve të fundit për shkak se Turqia pretendon se ka të drejtën e kërkimit të gazit natyror në rajonin e Qipros.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020503997802734
array(1) { ["section"]=> string(67) "ceshtja-e-qipros-vazhdojne-tensionet-mes-turqise-dhe-greqise-178013" }