Çështja e Rey Manajt, reagon avokati: Të hiqet foto, nuk është e lojtarit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:29 11-03-2016 Çështja e Rey Manajt, reagon avokati: Të hiqet foto, nuk është e lojtarit

Avokati i Rey Manajt ka reaguar sot për foton e publikuar në profilin e futbollistit në “Instagram” ku shfaqeshin dy persona nudo brenda një vaske. Avokati Arben Hoxha ka kontaktuar me redaksinë tonë nëpërmjet telefonit dhe email-it zyrtar duke kërkuar heqjen e lajmit, me argumentin se ne foto nuk është Rey Manaj.

Newsbomb.al kërkon t’u bëjë me dije lexuesve se në lajmin e publikuar nga ne më datë 10. mars, asnjëherë nuk është pretenduar se në foto shfaqej futbollisiti i Interit. Ja çfarë shkruhej tekstualisht: “Mbrëmjen e djeshme në orën 23:42, në profilin në Instagram të futbollistit të Interit, Rey Manajt, është publikuar një foto nudo e dy meshkujve.” Pra, redaksia në asnjë moment nuk pretendon se në vaskën ku është shkrepur foto është futbollisti Manaj. Nga ana tjetër, Manaj ka konfirmuar se foto në fjalë është publikuar në profilin e tij, por me ndryshimin e vetëm se nuk ka qenë ai që e ka publikuar atë, me pretendimin se profili është hakeruar.

Në momentin kur është publikuar lajmi për foton, nuk kishte ende asnjë reagim zyrtar nga Manaj se profili e tij kishte rënë pre e sulmeve. Sapo futbollisti reagoi, deklarata e tij është publikuar e plotë në website.

Në çdo rast një postim i tillë, në profilin e një lojtari të Kombëtares Shqiptare përbën lajm dhe ne nuk pretendojmë të marrim rolin e gjykatësit nëse Manaj ishte apo jo brenda vaskës. Edhe nëse nuk ka qenë, fakti që profili i një lojtari të një klubi të madh si Inter, është hakeruar, sërish përbën lajm dhe interes për audiencën. Ashtu, siç përbën lajm edhe reagimi i avokatit për këtë çështje. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094919204711914
array(1) { ["section"]=> string(76) "ceshtja-e-rey-manajt-reagon-avokati-te-hiqet-foto-nuk-eshte-e-lojtarit-34855" }