Çështja e taksës kundër Serbisë, Haradinaj: Më kritikuan në sy të ndërkombëtarëve, raportet me Thaçin dhe Veselin janë krisur

Publikuar tek: rajon, më 21:11 12-07-2019 Çështja e taksës kundër Serbisë, Haradinaj: Më kritikuan në sy të ndërkombëtarëve, raportet me Thaçin dhe Veselin janë krisur Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se marrëdhëniet me presidentin Thaçi dhe me kryeparlamentarin Veseli janë ftohur pas qëndrimeve për taksën ndaj Serbisë dhe çështjes së korrigjimit të kufijve.

I ftuar në emisionin FRONTAL, Haradinaj pranoi se shpesh kanë patur biseda me klimë të rënduar me Thaçin dhe Veselin.

‘Të them të drejtën raportet janë të njëjta. Nuk kem shumë komunikim. Ka pasur situata të ndjeshme prej taksës. Kemi pas takime të rënda, ku s’kam kalu mirë as me Thaçin as me Veselin., Ata para miqve ndërkombëtare kanë pasur qëndrime të ndryshëm për taksën, kam marrë goditje të tipit që ‘nuk është në rregull kjo sjellje e jotja’, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Thaçi dhe Veseli e kanë goditur para ndërkombëtarëve duke e kritikuar për qëndrimin ndaj taksës.

.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025142908096313
array(1) { ["section"]=> string(129) "ceshtja-e-takses-kunder-serbise-haradinaj-me-kritikuan-ne-sy-te-nderkombetareve-raportet-me-thacin-dhe-veselin-jane-krisur-172022" }