Çështja e Universitetit, Rama: Ja kush kërkon “prerje kokash”

Publikuar tek: politike, më 12:57 15-02-2018 Çështja e Universitetit, Rama: Ja kush kërkon “prerje kokash”

Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me reformën e arsimit të lartë si dhe për takimin që zhvilloi me senatin e Universitetit të Tiranës.

  

Nga foltorja e Kuvendit Rama u shpreh se nuk i takon qeverisë të ndërhyjë në administrimin e Universitetit, pasi kjo është një detyrë që i takon bordit të brendshëm. Ndërsa shtoi se dekanët janë ata që kanë karkuar “prerje kokash”, siç e quan ai për shkarkmin e rektorit.    

“Problemet me studentët dhe pedagogët nuk kemi ne, i ka rektorati. Te prerja e kokave se edhe këtë e morët dhe e kthyet në një argument abuziv. ‘Prerje e kokave’ e kërkon dekanati. Janë 4 dekanë që i janë drejtuar me lëtër ministres së Arsimit duke i kërkuar shkarkimin e rektorit të Universitetit. Ajo që na u kërkua dje me forcë ishte duam ndërhyrjen e qeverisë në bazë të  nenit 7, që thotë shkarkimin e rektorit. Ne nuk e kemi bërë këtë se kemi dashur t’u japim kohë. Për çudi është i vetmi Universitet ku shumicën e bordit të administrimit e ka vetë universiteti”, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012821912765503
array(1) { ["section"]=> string(64) "ceshtja-e-universitetit-rama-ja-kush-kerkon-prerje-kokash-110332" }