Çështja ‘’Frroku’’/ Lirohet Artan Bajraktari, gjykata jep ‘’detyrim paraqitje’’

Publikuar tek: aktualitet, më 12:22 01-04-2015 Çështja ‘’Frroku’’/ Lirohet Artan Bajraktari, gjykata jep ‘’detyrim paraqitje’’ Artan Bajraktari

Lirohet ish-shefi i Interpolit Artan Bajraktari. Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit  ‘’detyrim paraqitje’’ për Bajraktarin, i cili është arrestuar dy ditë më parë për mosdërgimin e të dhënave të autoriteteve belge për Mark Frrokun. Edhe për specialisten e Interpolit Loreta Alla, gjykata ka vendosur ‘’detyrim paraqitje’’.

“Qëndrimi i drejtorit për mua është tërësisht i papranueshëm. Është një nga të paktët që ka integritet profesional’’, tha avokati i Bajraktarit Ardian Visha.

Bajraktari në deklarimet e tij në polici ka thënë se e ka njoftuar me email drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Artan Didi, tashmë i dorëhequr. Por Didi ka komentuar se Bajraktari duhet t’I hidhte të dhënat në sistem dhe jo t’i dërgonte me email.

Ditën e djeshme ministri Brendshëm Saimir Tahiri e ka komentuar të gjithë situatën me deputetin Mark Frroku si një mungesë funksionimi të sistemit dhe ka përshëndetur aktin e dorëheqjes së Didit si një shembull për rilindjen në Shqipëri. Për Mark Frrokun do të vendosë Kuvendi, nëse do t’i  japë Prokurorisë autorizimin për arrestim. Frroku është hetuar në Belgjikë për vrasje, ndërkohë që prokurorët shqiptarë kanë regjistruar procedimin penal në emër të tij duke qenë se nuk ka një vendim të formës së prerë në Belgjikë.

Historia e vrasjes së dyshuar doli në dritë nga çështja ‘’Doshi’’, i cili nisi spiralen e zhvillimeve të fundit kur deklaroi se Ilir Meta kishte porositur vrasjen ndaj tij. Sipas Doshit, kishte qenë Mark Frroku që e kishte njoftuar. Frroku e mohoi këtë gjë, duke thënë se nuk e njihte fare Durim Bamin, ‘’vrasësin e porositur’’ sipas Doshit. Por prokurorët hetuan dhe kishin dyshime të arsyeshme se Bamin me Doshin i kishte prezantuar Frroku.

Për këtë gjë, prokurorët kërkuan autorizimin e arrestimit të Frrokut nga Kuvendi, e arrestuan, por gjykata e liroi. Sërish çështja është rikthyer në Kuvend, ku pritet autorizimi i arrestimit të tij për vrasjen në Belgjikë.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja Didi-Bajraktari për Frrokun, Didi: Mos më niste mua email, por ta hidhte në sistem
UEFA vendos, Shqipëri-Serbi luhet në Spanjë »
Article Logic
Execution time: 0.012227058410645
array(1) { ["section"]=> string(74) "ceshtja-frroku-lirohet-artan-bajraktari-gjykata-jep-detyrim-paraqitje-7539" }