Prokuroria e Vlorës ka kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese në gjyqin ndaj ish-kryebashkiakut të qytetit bregdetar, Shpëtim Gjika. Sipas Prokurorisë gjyqtarët cënojnë procesin ndaj “çëshjtes Gjika”.
Prokuroria shprëh bindjen se pas dorëheqjes së gjyqtarit Skënder Haluci, dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese janë të njëanshëm. Për këtë arsye ka kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese. Ish-kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika akuzohet për shpërdorim detyre.