Prokuroria e Tiranës ka kërkuar rishqyrtim për dosjen e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, i akuzuar nga Prokuroria për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.
Sipas Prokurorisë Gjykata e Apelit nuk ka dhënë argumente për kërkesën e ngritur dhe nuk ka çmuar prova të rëndësishme. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar prishjen e vendimit për Shpëtim Gjikën dhe rishqyrtimin e çështjes nga një tjetër trupë gjykuese.