Çështja Halim Kosova, një gabim i madh i Bashës dhe PD

Publikuar tek: analiza-komente, më 18:11 03-12-2020 Çështja Halim Kosova, një gabim i madh i Bashës dhe PD

Nga Edmond Arizaj

Kur dr. Halim Kosova humbi perballe Erion Veliajt ne zgjedhjet per kryeqytetin, i bera vetem nje sms: Doktor nuk humbe ti, humbi Tirana.

Nuk kam ndermend ta shpjegoj pse vazhdoj t’i qendroj ketij mendimi, nese dikush nuk e kupton, as shpjegimi im i gjate, nuk do mundet ta beje te kuptoje, sepse s’do te kuptoje. Por nuk eshte ky qellimi. Fare. Jam krejt i hallakatur, si rrallehere gjashte muaj para zgjedhjeve, pa arritur te gjej nje pergjigje, cfare kerkon PD dhe Lul Basha? Do me hidhesh ne gryke e do me thuash: fitimin e zgjedhjeve, ardhjen ne pushtet, largimin e hajduteve, grabitesve, shporrjen e Edvin Kristaq bllokades, etj, etj togfjalesha sulmues. Dakort po si? Dhjetorin mos e llogarit si muaj, sepse as e ka njeri mendjen tek zgjedhjet. Po dhe gjysma e janarit do shkoje si perhere, plus vaksinen ne pritje dhe kovidin neper kembe. Sa muaj i mbeten Bashes? Tre muaj. Ne nje shkrim te para pak muajve (Basha koha te rivalizoje seriozisht Ramen...), sugjeroja mes te tjerave se PD duhet te mbledhe cdo cope te saj.

Sot shohim se jo vetem copat e lena rrugeve nga PD, madje jo nga PD, por nga Basha me shume, jane kthyer ne rreziqe humbje votash, sado te pakta, PD paska luksin te shqelmoje edhe personalitete si Halim Kosova. Personalitete te fushes profesionale, jo politike. A mund te me thoni ndonje politikan profesionist ne PD? Atehere si e paska kete luks PD, t’i mohoje vetes ne mos mijera, qindra, a doni, dhjetera vota?! Sepse Halim Kosova ka vota qe i sjell ne emer te tij. Nuk eshte i perfolur. Nuk ka asnje njolle politike dhe institucionale. Edhe kaq jane shume ne mes te nje politike te zhytur ne turp e korrupsion, por mund te vazhdojme me fisnikerine, me qetesine, me butesine, me natyren luajale, me pamundesine e korruptimit material e intelektual. Atehere si valle PD leshon nje “diamant” te tille? E hedh poshte kete diamant, me shkresat e dikujt qe ne ndryshim nga homologet, nga maja e shtetit, ben kontrollorin e cilesise ne parti. Pffff.

Per me teper qe Kosova (vetem nga mbiemri Basha si nip andej, duhet te bente nje “perjashtim”), ka qene ne betejen e Tiranes...Pra kthehem tek pyetja qe me hallakat, cfare kerkon Basha dhe PD? Sepse pushtetin s’e besoj qe e duan. Si mund ta duash kur kjo parti, e djathte, shperfill fisnikerine, ate qe na mungon prej kaq dekadash?! Nuk e di a i eshte pergjigjur Basha ende asaj pyetjes ne po te njejtin shkrim qe citova pak me larte: Ai vete pse duhet ta votoje Lul Bashen? Nuk e di cfare strategjie ka. Nuk e di a ka strategji.

Por realisht, sot PD dhe opozita duhet te ishin si legjione romake e falanga maqedonase bashke; te mos kishin asnje pike te dobet dhe kur te sulmonin rezistenca te ishte krejt e paperfillshme. Ne fakt “ushtria” e Bashes duket krejt si polaket mbi kuaj qe sulmojne me ulerima “tigrat” naziste. Mbetet vetem pak kohe qe Basha dhe PD te qartesohet se cfare kerkon, si e kerkon, pse e kerkon dhe mbi te gjitha, me ke e kerkon. Jam shume kurioz te mesoj, cili eshte ai person i perzgjedhur nga komisioni i PD qe ploteson kushtet per te qene perfaqesues politik i saj, me shume se Halim Kosova? Perfshire dhe dy bashkekryetaret e komisionit, e duke vazhduar edhe me larte.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VOTUESI, QË DO TË ZGJIDHJA
»
Article Logic
Execution time: 0.010743856430054
array(1) { ["section"]=> string(60) "ceshtja-halim-kosova-nje-gabim-i-madh-i-bashes-dhe-pd-230069" }