Çështja kombëtare, Kurti: Sot jemi të paaftë për t’u bashkuar me Shqipërinë

Publikuar tek: rajon, më 21:04 16-09-2019 Çështja kombëtare, Kurti: Sot jemi të paaftë për t’u bashkuar me Shqipërinë Kreu i LVV, Albin Kurti

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se idea e bashkimit kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është një çështje komplekse.

I ftuar në emisionin ‘Pressing’ në televizionin T7, Kurti tha se bashkimi kombëtar nuk varet vetëm prej Kosovës,por edhe prej Shqipërisë.

‘Kosova ka të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë, por sot jemi të paaftë për t’u bashkuar. Bashkimi nuk varet vetëm prej nesh, por varet edhe prej Shqipërisë. Vetëvendosja e konsideron primare mbijetesën e shtetit të Kosovës’, ka thënë kreu i Vetëvendosjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039891004562378
array(1) { ["section"]=> string(80) "ceshtja-kombetare-kurti-sot-jemi-te-paafte-per-t-u-bashkuar-me-shqiperine-178699" }