Çështja ‘Shullazi’, Prokuroria kërkon dëshminë e Saimir Tahirit dhe Lindita Nikollës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:05 30-05-2017 Çështja ‘Shullazi’, Prokuroria kërkon dëshminë e Saimir Tahirit dhe Lindita Nikollës

Për çështjen “Shullazi”, Prokuroria ka kërkuar dëshminë e dy  ish-ministrave, Saimir Tahirit dhe Lindita Nikollës. 

Po ashtu Prokuroria kërkon që për të njëjtën çështje, të dëshmojnë edhe zyrtarë të policisë: Haki Çako e Ervin Hodaj, si dhe Mynyr Koni, rektori i Universitetit të Tiranës e Dhori Kule, paraardhësi i tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon Emiliano Shullazin, Gilmando Dani, Endri Qyqjen, Endri Zelin dhe Blerim Shullazin për kanosje për shkak të detyrës ndaj Dhori Kules dhe Mynir Konit.

Emiliano Shullazi shikohet nga akuza si njeriu që formoi grupin dhe ndau rolet në atë që Krimet e Rënda e konsiderojnë si grup kriminal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident te Zogu i Zi në Tiranë, përplasen 3 automjete, bllokohet trafiku (VIDEO)
Dokumentacion fals, Prokuroria sekuestron në Zvërnec 52.000 m2 tokë me vlerë 2 milion euro »
Article Logic
Execution time: 0.010532140731812
array(1) { ["section"]=> string(87) "ceshtja-shullazi-prokuroria-kerkon-deshmine-e-saimir-tahirit-dhe-lindita-nikolles-80506" }