Çështja ‘Tahiri’ drejt fundit, Myslim MURRIZI nxjerr skenarin e ri: Mbase Saimiri ka ndonjë kasetë për ju, shpëtoni veten në orën 17:00 (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:30 19-09-2019 Çështja ‘Tahiri’ drejt fundit, Myslim MURRIZI nxjerr skenarin e ri: Mbase Saimiri ka ndonjë kasetë për ju, shpëtoni veten në orën 17:00 (DEKLARATA) Myslim Murrizi sot në parlament

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi aludoi në seancën e sotme parlamentare se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mund të disponojë një video kompromentuese të mazhorancës apo të ish-opozitës së djeshme.

Në seancën e sotme ku do të votohen ndryshimet në Kodin Penal (dënime për prekjen e policit, ndërtimet pa leje, siguria ushqimore, etj) Murrizi ironizoi mazhorancën që të miratojë dënimin e personave që publikojnë video të skandaleve të zyrtarëve politikë në orën 17:00, një orë pas dhënies së vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.


‘’Një pjesë e mirë e juaj duke e ligjëruar në kod që është vepër penale po të shfaqësh, shpëtojnë nga kasetat. I dinë shqiptarët 700 mijë eurot, video-t etj. Nuk e a do të mbyllen këto emisione ‘Fiks Fare’, ‘Boom’ etj.  po u miratua ky kod. I bie që këta rrezikojnë burgun.

Mirë bëni që e miratoni që kampioni po shkon në Gjykatë. Në orën 16:00 jepet vendimi. Mbase ka ndonjë kasetë për ndonjë hotel në jug të Shqipërisë për ju, për këta, për ata që ishin këtu. Neni i fundit që hyn në fuqi pas 15 ditësh duhet të hyjë në fuqi sot në orën 17:00 se pas vendimit të orës 16:00 do t’ju nxjerrë video dhe kaseta në ekrane dhe nuk do të dini ku të shkoni. Prandaj frenojeni shpejt për të shpëtuar veten. Ishalla ju ka kapur bukur atje ku ju ka filmuar. Flas për ata që janë te arkiva që janë marrë me këto punë prej kohësh’’, u shpreh Murrizi për çështjen ‘’Tahiri’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021931886672974
array(1) { ["section"]=> string(147) "ceshtja-tahiri-drejt-fundit-myslim-murrizi-nxjerr-skenarin-e-ri-mbase-saimiri-ka-ndonje-kasete-per-ju-shpetoni-veten-ne-oren-17-00-deklarata-179012" }