'Çeshtja Tahiri’, Krimet e Rënda shtyjnë hetimet me 3 muaj

Publikuar tek: barometri, më 07:16 23-01-2018 'Çeshtja Tahiri’, Krimet e Rënda shtyjnë hetimet me 3 muaj

Gjykata e Krimeve të Rënda kanë marrë një tjetër vendim lidhur me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pasi Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku deklaroi se mbështet hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjykata vendos që të shtyjë me tre muaj hetimet për Tahirin.

Ky vendim i gjykatës vjen pas kërkesës së bërë nga Prokuroria që të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara dhe pasi përfundoi afati i parë 3 muaj i hetimeve.

Tahiri akuzohet se është implikuar për trafik droge në bashkëpunim me bandën e Habilajve, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.  

Pak më parë, Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e së hënës, 22 janar 2018.

Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.

Kryeprokurorja Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074021816253662
array(1) { ["section"]=> string(62) "ceshtja-tahiri-krimet-e-renda-shtyjne-hetimet-me-3-muaj-107577" }