Çështja 'Tahiri', shpërthen Balla: Sa të pikëlluar coli e lolot, opozitë kashtë e k**e

Publikuar tek: barometri, më 07:32 07-05-2018 Çështja 'Tahiri', shpërthen Balla: Sa të pikëlluar coli e lolot, opozitë kashtë e k**e

Ka reaguar menjëherë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pas deklaratës për shtyp të nënrkyetarit të PD-së Edi Paloka, i cili hodhi akuza të forta kundrejt qeverisë për çështjen Tahiri.

Balla shprehet se opozita është e pikëlluar nga dorëheqja e Saimir Tahirit, dhe dalin tregojnë përralla nëpër televizorë.

“Hall i madh shumë i ka zenë edhe Colin edhe Lulin edhe lolot që tani dalin nëpër televizorë si personazhet e Kinostudios dhe tregojnë përralla me lojra e lidhje. Tamam pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k..e, që shpërbëhet çdo ditë nën dritën e kontrastit të madh me ne!”- shkruan Balla.

Reagimi i plotë:

Balla i pergjigjet PD: Coli, Luli dhe lolot e tyre janë të pikëlluar nga dorëheqja e Saimir Tahirit! Shumë të pikëlluar! 

Për dreq koinçidoi edhe me kapjet e bujshme të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani dhe Spanjë! Edhe më per dreq që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i paralajmëroi këto kapje dhe nuk thonë dot tani që i kapi policia kolumbiane apo ekuadoriane! 

Hall i madh shumë i ka zenë edhe Colin edhe Lulin edhe lolot që tani dalin nëpër televizorë si personazhet e Kinostudios dhe tregojnë përralla me lojra e lidhje. Tamam pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k..e, që shpërbëhet çdo ditë nën dritën e kontrastit të madh me ne! 

Ne nuk jemi as të përsosur, as të pagabueshëm, madje kemi njëqind e një probleme e defekte dhe kemi bërë e bëjmë edhe ne gabimet tona. Po ama, s’ka njeri me trurin në kokë e me zemrën në vend, që nuk e bën dallimin e madh mes nesh dhe këtyre colave e lolove që s’dinë as çfarë thonë as çfarë bëjnë. 

Edhe dorëheqja e Saimir Tahirit është përveç të tjerash një provë e madhe e këtij dallimi!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030068874359131
array(1) { ["section"]=> string(87) "ceshtja-tahiri-shperthen-balla-sa-te-pikelluar-coli-e-lolot-opozite-kashte-e-k-e-119749" }