Çështja 'Toytota Auris', prokuroria jep akuzat të dyshuarve, çon dosjen në gjykatë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:00 12-09-2019 Çështja 'Toytota Auris', prokuroria jep akuzat të dyshuarve, çon dosjen në gjykatë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për dosjen 'Toytota Auris'.

Prokuroria i ka komunikuar akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale pasi në qershor 2018 ju sekuestruan 3.4 milionë euro ne dy automjetet Toyota Auris që vinin nga Belgjika.

Akuza i është komunikuar grupit të strukturuar kriminal Edi Likës, Klevi Likës dhe Alban Mollaymerit. Ndërkohë për të dyshuarit në arrati Elvis Vladi dhe Alfred Vladi po kryen ende hetime dhe kërkime për t’i arrestuar.

Ndërsa Agim Cekës i është pushuar akuza e grupit te strukturuar kriminal dhe i komunikohet akuza vetëm për armëbajtie pa leje pasi gjateëkontrollit të banesës ju gjet nje pushkë.

Kujtojmë që për të njëjtën dosje po kryen hetime dhe prokuroria belge, e cila mori në pyetje  edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073449611663818
array(1) { ["section"]=> string(85) "ceshtja-toytota-auris-prokuroria-jep-akuzat-te-dyshuarve-con-dosjen-ne-gjykate-178178" }