Çështja Xhafaj, deputeti gjerman: Ministri i Brendshëm të pyesë veten

Publikuar tek: barometri, më 08:15 24-06-2018 Çështja Xhafaj, deputeti gjerman: Ministri i Brendshëm të pyesë veten

Në një intervistë më Deutsche Welle (DW), deputeti i CDU, Johann Wadephul ka folur edhe për akuzat që janë ngritur ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në lidhje me vëllain e tij i cili dyshohet se është i implikuar në trafiqet e drogës.

 

Sipas deputetit gjerman ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur.

“Unë besoj se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave. Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali. Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan,që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë”, është shprehur Wadephul.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025824069976807
array(1) { ["section"]=> string(74) "ceshtja-xhafaj-deputeti-gjerman-ministri-i-brendshem-te-pyese-veten-125532" }