Çështja 'Xhafaj', reagon për herë të parë Donald Lu: Të arrestohen kokat e krimit

Publikuar tek: barometri, më 11:48 08-06-2018 Çështja 'Xhafaj', reagon për herë të parë Donald Lu: Të arrestohen kokat e krimit

Reagon për herë të parë amabasadori amerikan Donald Lu në lidhje me akuzat për përfshirje në trafik droge të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm.

Lu vizitoi në zyrë ministrin Xhafajn ditën e sotme, dhe zhvilluan një takim rreth 3 orë. Ambasadori amerikan shprehet se po i ndjek me vëmendje akuzat kundër vëllait të ministrit të Brendshëm, dhe kërkon hetimin e menjëhershëm të audio-përgjimit të publikuar nga opozita.

"Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani."  shkruan ambasadori Donald Lu menjëherë pas takimit me Xhafajn.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022871971130371
array(1) { ["section"]=> string(84) "ceshtja-xhafaj-reagon-per-here-te-pare-donald-lu-te-arrestohen-kokat-e-krimit-123671" }