Çështja Zelensky, personi që zbuloi telefonatën me Trump është agjent i CIA

Publikuar tek: bota, më 11:19 27-09-2019 Çështja Zelensky, personi që zbuloi telefonatën me Trump është agjent i CIA

Informatori, ankesa e të cilit ka çuar në ndërmarrjen e një procedure shkarkimi ndaj Presidentit Donald Trump është një oficer i CIA-s.

Mediat amerikane, raportojnë se oficeri i panjohur dikur punonte në “Shtëpinë e Bardhë”

Informatori thotë që zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u përpoqën të “bllokonin” të gjitha detajet e një telefonate midis Trump dhe presidentit të Ukrainës.

Trump kërkoi të dijë se kush i dha këtij personi informacionin , duke thënë se burimi ishte “një spiun”.

Në telefonatën e 25 qershorit, Trump shtyu Vlodymyr Zelensky të hetonte mbi rivalin e tij demokratik, Joe Biden.

Në ankesën e bërë ditën e enjte, thuhet se historiku i telefonatës nuk ishte ruajtur në një sistem kompjuterik të zakonshëm, por në një sistem të ndryshëm, i cili përdorej për informacione të përzgjedhura.

Demokratët akuzojnë Trump, për arsye se ka kërkuar ndihmë të jashtme, me shpresën për të njollosur emrin e Biden, i cili ka hedhur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, dhe se ka përdourur ushtrinë e Ukrainës për të hapur bisedimet.

Republikani Trump, mohon të ketë gabuar dhe i ka quajtur hetimet si “mashtrime” dhe “ gjueti shtrigash”.

Ai pranoi se personalisht bllokoi rreth 400 milion dollarë në ndihmë ushtarake për Ukrainën ditë para se të fliste me Zelenskyn, por mohoi se ishte për të bërë presion ndaj liderit ukrainas për të hetuar Biden.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092051029205322
array(1) { ["section"]=> string(81) "ceshtja-zelensky-personi-qe-zbuloi-telefonaten-me-trump-eshte-agjent-i-cia-179966" }