'Cez', Taulant Balla: Nuel Kalaj në Kosovë, të vijojnë hetimet (Akuza të forta Shkëlzen Berishës)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 11-02-2019 'Cez', Taulant Balla: Nuel Kalaj në Kosovë, të vijojnë hetimet  (Akuza të forta Shkëlzen Berishës)

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat u shpreh se prokuroria nuk duhet të ndërpresë hetimet për Shkëlzen Berishën, për çështjen "Cez".

Balla hodhi akuza të rënda për djalin e ish kryeministrit duke u shprehur se është i lidhur me tarfikun e drogës. Sipas Ballës, shqiptarët kanë humbur 419 mln euro dhe Prokuroria duhet të gjejë Nuel Kalajn, person kyç për cështjen, që sipas tij ndodhet në Kosovë. 

Po ashtu ai foli edhe për vendimin e uljes së dënimit të Dritan Dajtit, të cilin e cilësoi shumë shqetësues.

"Qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro me kompaninë CEZ. Duhet të përdor këtë moment dhe i bëj thirrje Prokurorisë të vijojë hetimet dhe kjo dosje ti vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale që pritet të krijohet. Nuk mund të na thotë Prokuroria që nuk gjejmë Ndue Klaajn ku eshte kandidat për anëtar në Komunën e PrizrenitNe nuk jemi si ata. Arseja pse unë jamë vetë në gjykatë është për të rikonfimruar bindjen tonë se akzuat që kemi hedhur qendrojnë plotësisht. Hetimet mbi çështjen e shumëpërfolur “CEZ”, mbahen peng nga dëshmia e biznesmenit Kosovar Nue Kalaj. Përmes një leterporosie autoritetet kosovare informojnë prokurorinë shqiptare se kërkimet policore për gjetjen e Kalajt nuk kanë dhënë rezultat. Përfitoj nga rasti të shpreh shqetësimin e madh të një trupe gjykuese që nuk kanë kaluar ende vettingun janë në gjykatë dhe dhanë një vendim të tmerrshëm. Ata thirrin protesta,e kanë shumë gabim. Rruga e drejtësië së re nuk pritet me protesta. Kam informuar gjykatën dhe i kam dhënë dokumentacionin e plotë dhe po ja kujtoj, më gjeni një ndërmjetës që në shqip që i thonë sekser që ka marrë 200 mln lekë. Ndërkohë nga ai person tjetër që është pronari i një përj koncesioneve më të rënda, ai i ngjyrosjes së karburantit. Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro për një transaksion", tha Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017807960510254
array(1) { ["section"]=> string(97) "cez-taulant-balla-nuel-kalaj-ne-kosove-te-vijojne-hetimet-akuza-te-forta-shkelzen-berishes-152368" }