Pasi shumë biznese në Shqipëri ulën qepenët ditën e sotme për të dalë në protestë, deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka publikuar një video që ka të bëjë pikërisht me këtë çështje.
Sipas Shehajt video tregon se çfarë pritet të ndodhë me vendosjen e TVSH-së, dhe çfarë do të ndodhë me këto biznese që do të përfshihen në skemë.
“TVSH-ja është një taksë, e cila aplikohet, mbi çmimin e një produkti apo shërbimi në momentin e shitjes. Nga 1 prilli TVSH do të aplikohet edhe tek biznesi i vogël. Kush paguan TVSH nga 1 prilli? Çdo biznes me qarkullim mbi vlerën 2 milionë lekë, që është kufiri minimal të regjistrimit për TVSH-në apo të gjithë ato biznese që kalojnë xhiron ditore prej 5500 lekësh”- thuhet në videon e Shehajt.