Çfarë do ndodhë pas 27 janarit? Vjen përgjigja nga LSI

Publikuar tek: politike, më 11:26 27-01-2018 Çfarë do ndodhë pas 27 janarit? Vjen përgjigja nga LSI

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka folur në lidhje me protestën e pozitës. Në një lidhje direkte për news24, Braimllari është shprehur se janë kujdesur për mbarëvajtjen e protestës dhe theksoi se ajo do të jetë paqësore.

I pyetur se sa është numri në total i mbështetësve të LSI që do i bashkohe protestës, ai tha se “Do ketë një raportim edhe më vonë nga PD dhe partitë e tjera . Mbi 30 mijë protestues vetëm nga LSI janë”, u shpreh ai.

Ndërsa i pyetur më tej se çfarë do ndodhë nesër, Braimllari tha se ata nuk do ndalen.

“Pas kësaj proteste do ketë skenare të tjera ne nuk ndalemi”, tha ia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012026071548462
array(1) { ["section"]=> string(60) "cfare-do-ndodhe-pas-27-janarit-vjen-pergjigja-nga-lsi-108107" }