Çfarë?! Do të na ushqejë Turqia me bukë nëse do të “përmbyset” bota"?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:38 20-03-2020 Çfarë?! Do të na ushqejë Turqia me bukë nëse do të “përmbyset” bota

Nga Artan Fuga. 

 

Nuk ka nevojë për panik.

Bota nuk do permbyset. Por në u permbyste, nuk besoj se do mbetet vetëm Shqiperia dhe Turqia!!!

Do të na mbajë me bukë turku?

Cfarë iluzioni!

Jo se turqit janë të pamirë. Janë shumë të mirë! Sa te kene mundësi besoj se edhe do te na ndihmojne, mbase edhe te tjeret sigurisht.

Por shqiptari kurrë nuk ka lyp bukë rrugëve të botës me çanak.

Po u permbys bota, t'i dalim zot vetes! - them une. Qysh tani, jo atehere! Me mire te mbjellim tokat...sa mundim. Te shohim sektoret qe mund te prodhojne ketu te ne, bujqesia, blegtoria, prodhimi i vogel agroushqimor, peshkimi, frutat, oborri i vogel me zarzavate mbjelle, gjahu, pemet frutore...gjithcka.

Ekonomia e vogel reale!

Nuk mund te rrime te gjithe pa punuar se sado leke te shperndajme, leket nuk hahen.

Eshtë koha t'u kthehemi mbjelljeve të pranverës që të shijmë e mbledhim në vjeshtë!

Urgjent!

Sepse kur është tallur me bujqësinë, mbjelljet, korrjet, shirjet, duke mbledhur shqiptarët në beton, kulla mijrakatëshe, stadiume, sheshe me pllaka, sigurisht kundërshtimi ky ka qenë!

Betoni nuk mbillet, në katin e pesëdhjeteshtatë nuk mbillet, në fushë aerodromi nuk mbillet,

Dikur budallalliku që malet t'i kthenim në fusha, tani budalliku që fushat i kthyem në zona të betonuara urbane!

Ka ardhur koha e gishtit, pra e gishtit të vendosur në kokë, në mendje!

Mos presim duke thënë : Po u përmbys bota... bukën do të na e japi ky apo ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088069438934326
array(1) { ["section"]=> string(70) "cfare-do-te-na-ushqeje-turqia-me-buke-nese-do-te-permbyset-bota-199428" }