Çfarë do të ndodhë me aksionet e “Top Channel”? Sot në gjykatë hidhet shorti

Publikuar tek: aktualitet, më 10:40 18-04-2017 Çfarë do të ndodhë me aksionet e “Top Channel”? Sot në gjykatë hidhet shorti

Sot në gjykatën e Apelit në Tiranë hidhet shorti për të përcaktuar se cili gjytar do të zëvendësojë Zeqine Sollakun, e cila u largua nga trupa vendimarrëse e gjyqtarëve.

Historia e gjyqeve mes aksionerëve të Top Channel nisi kur Vjollca Hoxha, e cila ka 40 %  të aksioneve hodhi në gjyq dy aksionerët e tjerë Aurel Baçi dhe Albert Sinp të cilët kanë në pronësi 60% të aksioneve.

Mirëpo lobe të forta biznesi dhe politike po tentojnë të manipulojnë procesin gjyqësor për pronësinë e televizionit “Top Channel”, çështje e cila është duke u gjykuar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Por nga burime konfidenciale të "City News"mësohet se ky proces gjyqësor po tenton të manipulohet duke përzgjedhur gjyqtarë që mund të jenë në favor të znj.Hoxha.

Sipas burimeve mësohet se janë dy kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar gjyqtaren e larguar nga trupi gjykues: Kryetari i Gjykatës Hysni Demiraj dhe ish-kryetari i Gjykatës së Tiranës, Fatiri Islamaj.

Edhe pse procedura e zëvendësimit të gjyqtarëve bëhet me short, sërish ka gjasa që njëri prej gjyqtarëve të përzgjidhet në trup gjykues. 

Vjollca Hoxha pretendon pronësinë e 100 % të aksioneve edhe pse ajo dhe familja e saj ligjërisht kanë vetëm 40% të tyre.

Vendimi i  Gjykatës së Tiranës rrëzoi pretendimet e znj.Hoxha për pronësinë totale të televizionit më të madh në vend. Gjykata njohu pronarë me 60% të aksioneve biznesmenët Aurel Baçi dhe Albert Sino, të cilëve u është ndaluar çdo lloj vendimmarrje në televizion me një masë sigurimi të vendosur nga gjyqtarja Teuta Hoxha.

Pas vendimit të shkallës së parë çështja u dërgua në Gjykatën e Apelit, ku fillimisht u kundërshtua masa e sigurisë, kërkesë e cila nuk u pranua nga kjo gjykatë.

Në mënyrë ende të “pa shpjegueshme” pjesë e trupës gjyqësore u bë gjyqtari Gramoz Levanaj, infomacion i cili qarkullonte një javë përpara hedhejs së shorti. Levanaj zëvëndësoi gjyqtaren e përjashtuar nga trupi gjykues Zegjine Sollaku, e cila u largua pasi vajza e saj dhe vajza e Vjollca Hoxhës kishin marrëdhënie miqësore mes tyre.

 Zëvendësimi i Sollakut nga Levanaj solli vendimin e pritshëm për lënin në fuqi të masës së sigurimit që u ndalon aksionerëve në shumicë të televizionit për të marrë vendime mbi biznesin e tyre.

Pasi humbi gjyqin në shkallën e parë Vjollca Hoxha ju drejtua Gjykatës së Apelit ku kërkonte prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe njohjen e saj si pronare të 100% të aksioneve të televizionit.

Në trupin gjykues në Apeli ndër të tjera shorti përzgjodhi edhe gjyqtaren Zegjine Sollaku, e cila nisur nga precedent i mëparshëm, u përjashtu sërish.

Në fakt kërkesa për përjashtimin e saj u bë nga avokatët e zonjës Hoxha, të cilët insistuan në largimin e saj, edhe pse një kërkesë e tillë mund të ishte bërë nga avokatët e palës kundërshtare.

Tashmë vendi i mbetur bosh nga largimi i Sollakut po tentohet të zëvendësohet nga gjyqtarë që mund t’i japin garaci Vjollca Hoxhës se ajo do dalë me një fitore të sigurt nga kjo gjykatë.

Sipas informacioneve të "City News" dy gjyqtarët Hysni Demiraj ose Fatri Islamaj do të jetë pjesë e trupit gjykues, duke zëvëndesuar kështu gjyqtaren e larguar.

Nëse ata zgjidhen nga një short i rregullt, askush nuk do të kundërshtojë praninë e tyre në trup gjykues. Por nëse konfirmohen të dhënat, atëherë ngrihen dyshime serioze për mënyrën e hedhjes së shortit dhe përfshirjen e gjyqtarëve në afera të errëta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ç’armatosja e shqiptarëve, Komisioni i Sigurisë propozon një tjetër vendim të rëndësishëm
Për 25 vjet rresht 3 orë në radhë në Kakavijë (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.011858224868774
array(1) { ["section"]=> string(79) "cfare-do-te-ndodhe-me-aksionet-e-top-channel-sot-ne-gjykate-hidhet-shorti-75555" }