Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian dhe FSHF-ja prezanton zyrtarisht uniformën që do veshin lojtarët e kombëtares shqiptare.Skuadra Kombëtare do të mbajë të veshura fanella të stampuara nga firma e veshjeve “Makron” dhe jo më Leggea, apo më e fundit “Adidas” me të cilin kombëtarja kaloi dy edicione. Në fanellën e fundit është dizenjuar nga Glon Bakalli një shqiponjë, ndërsa FSHF ka bërë të ditur se ka arritur dhe një marrëveshje 6 vjeçare me sponsorin teknik “Macron” e cila ofron 4 milion euro ndërsa ka dizenjuar gjithashtu dhe fanellat e Lazio-s, Aston Villa-s, PAOK-ut apo dhe Sporting-ut. “Montenegro Airlines” është sponsori tjetër që do të kenë kuqezinjtë në paraqitjen e tyre të parë në Europian. Kompania ajrore do të jetë një sponsor i shtuar për kuqezinjtë.