Çfarë duhet të dinë konsumatorët dhe bizneset për aksionin kundër “informalitetit”, kur gjobitet qytetari dhe kur mbyllet një biznes

Publikuar tek: ekonomi, më 17:00 01-09-2015 Çfarë duhet të dinë konsumatorët dhe bizneset për aksionin kundër “informalitetit”, kur gjobitet qytetari dhe kur mbyllet një biznes Foto ilustruese

Nga dita e sotme qeveria ka nisur aksionin kundër informalitetit në vend. Grupe të gatshme pune në bashkëpunim me institucionet kryesore në vend, si policia dhe prokuroria, janë përfshirë në këtë aksion kundër shkeljeve tatimore.

Legjislacioni ekzistues përmban disa akte ligjore dhe nënligjore që lidhen me këtë operacion. Më poshtë do të gjeni penalitet që rrezikohen në rast se nuk përmbushni detyrimet.

Konsumatori

Por, çfarë duhet të dijë një qytetar në lidhje me këtë aksion? Kur duhet ai të kërkoj kuponin tatimor dhe kur rrezikon të gjobitet nëse nuk e ka atë.

Sipas Ministrisë së Financave konsumatori për cdo blerje duhet të tërheqi kupinin tatimor, nëse blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit rezulton se nuk disponon kupon tatimor për mallrat ose shërbimet e blera, në një distancë jo më shumë se 30 metra nga vendi i daljes së njësisë së shitjes së mallit ose shërbimit, dënohet me një gjobë prej 1 000 lekë.

Bizneset të cilat kryejnë furnizime të shërbimeve të natyrës bar-kafe, restorant, mensa, ku konsumohen pije dhe ushqime, lëshimi i kuponit tatimor duhet të bëhet në të njëjtin moment me furnizimin e porosisë së klientit.

 

 

Bizneset

Në rastet kur veprimtaria tregtare është e paregjistuar atëhere:

1) Mbyllet veprimtaria dhe konfiskohen të gjitha materialet e mallrat që mban në ruajtje, përdor, apo transporton.

2) Gjobë me 15 000 lekë për biznesin e madh dhe 10 000 lekë biznesin e vogël.

3)Nëse duhet të ketë leje/licencë/autorizim profesional, administrata tatimore u propozon strukturave kompetente pezullimin lejes/licencave/autorizimeve për ushtrim veprimtarie për një periudhë gjashtëmujore.

4)Ndjekje penale n.q.s konsiderohet fshehje me dashje(evasion)

Gjithashtu, në ligj parashikohen dënime të ashpra edhe për një sërë shkeljesh të tjera si:

  • Mosmbajtja e saktë e librave, regjistrave dhe dokumentacionit.
  • Mosdeklarimi i punonjësve.
  • Pagesat ose arkëtimet me para në dorë mbi 150 000 lekë.
  • Mallrat e pashoqëruara me dokumente tatimore.
  • Kundërvajtjet administrative në përdorimin e pajisjeve fiskale, për lëshimin e kuponave fiskalë e të biletave.
  • Kundërvajtjet në lëshimin e faturave tatimore.
  • Mosdhënia e informacionit.
  • Pengimi i kontrollit ose i hetimit tatimor.
  • Dënimet për tatimpaguesit, që janë banka apo institucione financiare.
  • Mosafishimi i çmimeve të shitjes

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02803897857666
array(1) { ["section"]=> string(135) "cfare-duhet-te-dine-konsumatoret-dhe-bizneset-per-aksionin-kunder-informalitetit-kur-gjobitet-qytetari-dhe-kur-mbyllet-nje-biznes-19702" }