Çfarë e shkakton, cilat janë shenjat dhe çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar dehidratimin?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:03 27-04-2015 Çfarë  e shkakton, cilat janë shenjat dhe çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar dehidratimin?

Moskonsumimi i mjaftueshëm i ujit mund të shkaktojë shqetësime dhe gurë në veshkë. Uji është motori që transporton karbohidratet, vitaminat dhe proteinat të cilat janë jetike për të mbajtur organet tona gjallë si dhe për transportimin e mbeturanave jashtë organeve tona. Uji përbën 78% të trurit tonë dhe dy të tretat e peshës trupore. Trupat e meshkujve kanë 60% ujë, ndërsa trupat e femrave kanë 55% të trupit ujë pasi ato kanë më shumë yndyrna në trup. Gratë duhet të pinë 1,6 litër ujë në ditë, ndërsa meshkujt 2 litër ujë.

Të qenit i dehidratuar është po kaq e rrezikshme sa të qenit nën kontrollin e alkoolit. Një studim në Mars ka treguar që numri i njerëzve të dehidratuar është gjithnjë në rritje dhe si pasojë numri i njerëzve me gurë në veshka është gjithashtu i lartë. Gurët në veshka shkaktohen nga depozitimi i grumbujve të kalciumit në urinë që krijojnë kristale në veshkë e më pas bllokimin e uretrës. Dehidratimi i butë fillon me humbjen e 1 ose 2 %  masës normale të ujit në trupin tonë. Dehidratimi i butë korrigjohet shpejt, duke pirë disa gota uji.

Por, dehidratimi afatgjatë ka shumë pasoja si prishja e dhëmbëve për shkak se nuk kemi sasinë e nevojshme për të prodhuar pështymën mbrojtëse. Dehidratimi gjithashtu shkakton vështirësi në të menduar, në të kujtuar ose kordinimin e gjymtyrëve. Dehidratimi i rëndë shkakton dëmtime të trurit, madje deri në vdekje. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023900985717773
array(1) { ["section"]=> string(97) "cfare-e-shkakton-cilat-jane-shenjat-dhe-cfare-duhet-te-bejme-per-te-parandaluar-dehidratimin-9815" }