Qetësia e natës siç duket nuk është ndjerë tek qytetarët e Vlorës.
Rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, shpërthimi i një automjeti ka ngritur në këmbë të gjithë lagjen e lungomarës.
Automjeti nuk dihet ende nëse ka shpërthyer qëllimisht apo nga faktorë të jashtëm.
Banorët e lagjes të frikësuar nga ajo që ndodhi bëjnë me dije se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrëfikësja dhe ka stabilizuar situatën.