Çfarë është “Blackfishing”? Fansat ‘masakrojnë’ Rita Orën pasi zbuluan se të dy prindërit i ka të bardhë (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:23 12-08-2020 Çfarë është “Blackfishing”? Fansat ‘masakrojnë’ Rita Orën pasi zbuluan se të dy prindërit i ka të bardhë (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është duke u përballur me një furtunë të madhe kritikash, pasi shumë fansa të saj kanë zbuluar se të dy prindërit e saj janë të bardhë.

Pasi arriti majat në Britaninë e Madhe, ku thuajse të gjithë e njihnin të shkuarën e saj si emigrante nga Kosova, Rita me sukses ia doli të depërtojë edhe në tregun amerikan.

Por duket këtu kanë lindur edhe problemet me fansat, që dita ditës po zbulojnë më shumë mbi të shkuarën e këngëtares shqiptare.

Janë me qindra postimet në Twitter që e akuzojnë Ritën për “blackfishing”, një term i ri amerikan që nënkupton tentativën e një personazhi publik për t’u shtirur sikur është person me ngjyrë, duke ndryshuar veshjen, flokët apo edhe errësuar ngjyrën e lëkurës, në mënyrë që të fitojë simpatinë e këtij komuniteti.

“Qindra fansa kanë mbetur të shokuar, kur kanë marrë vesh se Rita nuk është as racë e përzier, as me ngjyrë, por shqiptare e racës së bardhë,” shkruajnë mediat perëndimore.

grer5ghe45hdfhh.jpg

fghdher5hj45rhj.jpg

Dhe në fakt, për një periudhë, Rita ka preferuar të mbajë flokët gërsheta, si modeli i famshëm afro-amerikan, e pse jo të errësojë ngjyrën e lëkurës, me rreze dielli apo solar, duke lënë përshtypjen në disa foto se mund të ketë ndonjë “rrënjë” nga ato anë, raporton newsbomb.al.

fhdfe45hrtfgj.jpg

Një gjë e tillë në SHBA konsiderohet si përvetësim kulturor, që do të thotë adotimi i elementëve të një kulture nga një person i një kulture tjetër, dhe shpesh konsiderohet si e gabuar, kur kryhet nga një person i kulturës dominante që përvetëson elementë nga kultura minorene dhe të disavantazhuara.

dfgerte45hdfhfgch45.jpg

E ndoshta s’kanë faj për këtë, se në Ballkan ia kanë marrë dorën përvetësimit të kulturave, derisa kanë nisur më pas edhe polemikat se cilës kulturë i përket.

Por ka edhe nga ata që i dalin në mbrojtje këngëtares shqiptare. Një fanse komenton në Twitter se të kesh tipare të lindura që i përngjajnë një kulture tjetër, dhe t’i vësh në dukje, nuk do të thotë të shtiresh se i përket asaj kulture apo race. /Newsbomb.al

dfdfhrthj55j.jpg

cgfbhfghfghfgh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083489418029785
array(1) { ["section"]=> string(111) "cfare-eshte-blackfishing-fansat-masakrojne-rita-oren-pasi-zbuluan-se-te-dy-prinderit-i-ka-te-bardhe-foto-216944" }