Çfarë është sindroma Kawasaki, sëmundja e rrallë nga e cila vuante foshnja 16-muajshme nga Durrësi që humbi jetën nga Covid-19

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:02 20-11-2020 Çfarë është sindroma Kawasaki, sëmundja e rrallë nga e cila vuante foshnja 16-muajshme nga Durrësi që humbi jetën nga Covid-19 Foto ilustruese

Ditën e sotme vendi ynë u trondit nga një lajm i kobshëm. Foshnja 16-muajshme nga Durrësi që humbi jetën nga Covid-19 vuante dhe nga një sëmundje e rëndë e lindur, e njohur si sindroma Kawasaki.

Specialistët e pediatrisë në Londër në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar që një numër i vogël, por në rritje i fëmijëve, sëmuren me një sindromë të rrallë që mund të lidhet me koronavirusin.

Shoqata e Kujdesit Pediatrik në Mbretërinë e Bashkuar (PICS) paralajmëroi për një rritje të vogël të numrit të rasteve të fëmijëve me sëmundje kritike, disa që kishin testuar pozitivisht për COVID-19, duke paraqitur “tipare të sindromës së shokut toksik dhe sëmundjes atipike ‘Kawasaki’ me parametra të gjakut”.

Çfarë është sëmundja Kawasaki?

Sëmundja Kawasaki, e njohur edhe si sindroma Kawasaki, është një sëmundje e rrallë në fëmijëri, e cila bën që muret e enëve të gjakut në trup të acarohen.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS), ajo prek kryesisht fëmijët nën moshën 5 vjeç, megjithëse mund të prekë fëmijët e çdo moshe.

Simptomat përfshijnë një temperaturë të lartë që zgjat pesë ditë ose më gjatë, së bashku me një skuqje në qafë, buzë të thata e të plasaritura, gishtërinj dhe sy të kuq.

Nëse trajtohen, simptomat zakonisht bëhen më pak të rënda, tha NHS, duke shtuar se sëmundja nuk është ngjitëse.

Mostrajtimi i Kawasaki-t mund të rëndojë gjendjen shëndetësore të fëmijëve duke i rrezikuar edhe ndaj një ataku kardiak.

Çfarë e shkakton sëmundjen Kawasaki?

Ekspertët pranojnë se shkaqet e sëmundjes Kawasaki nuk janë kuptuar plotësisht, por mendojnë se fëmijët që e zhvillojnë mund të jenë të predispozuar gjenetikisht për të, pasi kanë trashëguar gjenet e caktuara nga prindërit.

Cila është lidhja me COVID-19?

Lidhja midis sëmundjes Kawasaki dhe COVID-19 është e paqartë, por profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë siguruar prindërit se rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga virusi mbetet i ulët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doktoreshë Merita, infermierja që ‘harron’ familjen dhe feston ditëlindjen mes të sëmurëve me Covid-19: Forca dhe zemra e Infektivit
Sot 100 vite më parë/ Tepelena u godit nga tërmeti 8 ballë, vdiqën 36 qytetarë dhe qindra të plagosur, mijëra shtëpi u shkatërruan »
Article Logic
Execution time: 0.012811899185181
array(1) { ["section"]=> string(132) "cfare-eshte-sindroma-kawasaki-semundja-e-rralle-nga-e-cila-vuante-foshnja-16-muajshme-nga-durresi-qe-humbi-jeten-nga-covid-19-228507" }