Sot newsbomb.al ka publikuar një foto rrëqethëse, ku një i ri po lypte në rrugë në mes të këtij acari dimëror në Korçë.
Mirëpo qytetarët thonë për newsbomb.al se e vërteta është ndryshe, madje këtë e kanë demonstruar dhe me prova duke sjellë foto të të riut se çfarë bën gjatë ditës.
Qytetarë nga Korça kanë treguar për newsbomb.al se lypsari i shtrirë në dëborë duke kërkuar lekë gjatë paradites, qëndron gjatë pasdites duke çatuar në rrjetet sociale në një qendër interneti.
Po ashtu burime nga Bashkia Korçë kanë bërë me dije se i riu dhe i ati përfitojnë rroga si persona me aftësi të kufizuara.
Në këtë mënyrë fotoja rrëqethëse gjatë paradites, me zbulimin e të vërtetës është shndërruar në një realitet akoma më të hidhur.
Lexo edhe: Një foto rrëqethëse nga Korça në këtë ditë të acartë e me dëborë
I riu nga Korça duke çatuar në rrjetet sociale gjatë pasdites