'Çfarë i ofrojmë opozitës', Balla: Nëse Lulzim Basha futet në zgjedhje....

Publikuar tek: politike, më 14:54 15-05-2019 'Çfarë i ofrojmë opozitës', Balla: Nëse Lulzim Basha futet në zgjedhje....

Kreu i grupi të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen. I ftuar në studion e News 24 ai u pyet se çfarë mund t'i ofronin ata opozitës për të zgjidhur këtë krizë.

Lidhur me këtë ai deklaroi se zgjedhjet nuk do të shtyhen dhe nëse i duhen Bashës 2-3 ditë kohë për të regjistruar kandidatët le ta marrë.

"Unë gjej rastin ta përshëndes grupin kristina demokratëve, CDU të cilët përmes nënkryetarit të tyre ishin shumë të qartë në shpjegimin e dialogut, ky dialog duhet të jetë pa asnjë kusht. Nëse Basha vijon të insistojë në kërkesat antikushtetuese, fëminore, sa herë të kete zgjedhje të marrë Luli një cop pushtet, kur Luli të jetë gati të futet në zgjedhje. Po ua them Luli s’ka për të qenë kurrë gati për zgjedhje. Në 2017 mori 6 ministri për zgjedhje, dhe kur u shkua më pas në këto ministri u deshën javë të tëra për ti vënë në punë, pasi kishin hyrë persona të papërgjegjshëm.

Më 30 qershor janë zgjedhjet, nëse do edhe dy tri kohë për të regjistruar kandidatët le të regjistrojë të hyjë në zgjedhje, të humbi prap dhe të fillojë të përgatitet për 2021. Jemi të vendosur në këtë rrugë që kemi nisur. Kjo dhunë kundër institucioneve nuk është kundër PS, po kundër reformave, kundër shqiptarëve', tha Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067439079284668
array(1) { ["section"]=> string(73) "cfare-i-ofrojme-opozites-balla-nese-lulzim-basha-futet-ne-zgjedhje-164435" }